Dosja e drogës së Skraparit, sapo u informua, polici vrap te parcelat e tij: I bëra copë e çikë

schedule12:00 - 11 Janar, 2021

schedule 12:00 - 11 Janar, 2021

“ABC” zbulon detaje të reja nga mega operacioni që u finalizua pak ditë më parë ku u zbuluan 28 parcela me kanabis në Skrapar dhe pas hekurave u çuan 16 persona, mes tyre policë dhe zyrtarë lokalë.

Burime pranë SHÇBA bëjnë me dije se nga veprimet e kryera prej tyre ka rezultuar se efektivi Bardhyl Çela pasi merrte informacion nga eprorët për monitorimet ajrore me dron dhe nga Guardia di Finanza ku tregoheshin parcelat me kanabis ai shkonte bashkë me një tjetër efektiv për ta shkulur drogën, raporton gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra.

Lexo edhe: Trafikantët rekrutuan sirianë për kultivimin e parcelave me kanabis në Skrapar

Këtë veprim efektivi Çela nuk e raportonte tek eprorët e tij duke bërë që të bashkëpunonte me trafikantët. Kjo është faktuar edhe nga biseda mes dy trafikantëve të cilët kanë pohuar se  njëri prej policëve që ishte efektiv qarkullimi kishte shkuar në parcelën e tij dhe e kishte shkatërruar duke i bërë “copë e çikë”. Bisedat janë zbuluar nga përgjimet.

Sipas burime, madje edhe në një nga rastet kur efektivët kanë shkuar për kontroll në një nga banesat e personave të dyshuar si pronarë të parcelave, punonjësit e policisë kanë raportuar tek eprorët se banesa ishte e pastër dhe se nuk kishte lëndë narkotike.

Por pas një tjetër kontrolli të zhvilluar pas disa ditësh por nga një tjetër grup punonjësish policie, ka rezultuar se pranë banesës së personit të dyshuar si të përfshirë në trafikun e drogës, u gjetën disa bimë kanabis në proces tharjeje në një ambient të përshtatur si magazinë.

Hetimet janë kryer që nga muaji qershor, në një kohë kur nisën edhe lëvizjet dhe transferimet në policinë e Skraparit./ db/Abcnews.al