Dosja Çinari/ Gjoba nga FIFA, si e pësojnë futbollisti dhe Partizani

schedule09:57 - 21 Gusht, 2020

schedule 09:57 - 21 Gusht, 2020

Një dosje prej shumë faqesh në FIFA për futbollistin e Partizanit, Erald Çinari. Transferimi i këtij të fundit te Partizani në gusht të vitit 2018, nuk ka kaluar pa parregullsi dhe FIFA ka marrë vendim për këtë çështje.

Organizata më e lartë e futbollit ka dënuar Partizanin me bllokim merkato, si dhe futbollistit Erald Çinarit, i ka vënë kusht pagesën e një shumë mbi 83 mijë euro, pagesë që duhet të kryhet brenda 30 ditësh.

Gjithashtu, përgjegjës për pagimin e kësaj shumë është edhe klubi i Partizanit, ndërsa sa i takon ndarjes se si do të paguhet kjo shumë mes Partizanit dhe Çinarit, pritet të zgjidhet me dakordësi brenda dy palëve./abcnews.al

Vendimi i FIFA-s:

– Erald Çinari duhet të paguajë brenda 30 ditësh duke filluar nga data e sotme, shumë prej 83 mijë e 150 eurosh, për shkelje të kontratës.

– FK Partizani është gjithashtu përgjegjës për pagesën e kësaj shumë të lartpërmendur, për shkelje të kontratës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!