Dosja Buci/ Më parë tentoi i ati të vriste të bijën, kur dështoi plani u fut në veprim vëllai

schedule16:24 - 5 Shtator, 2020

schedule 16:24 - 5 Shtator, 2020

Abcnews.al mëson detaje të reja nga krimi makabër që u krye tetë vite më parë, por që u zbulua tani, pasi foli i penduari i drejtësisë.

Përpara se ta ekzekutonte i vëllai, mësohet se ishte babai ai që kishte tentuar që të vriste të bijën, Eglantina Buci, por pa mundur duke mos e realizuar dot qëllimin që kishte, raporton abcnews.al.

Lexo edhe: FOTO/ E vranë dhe e groposën, këta janë babë e bir që i morën jetën 23-vjeçares

Faik Buci mësohet se kishte monitoruar lëvizjet në zonën e Freskut ku bashkëjetonte vajza e tij, por nuk arriti t’i merrte jetën. Ndërkohë që herën e dytë në veprim u fut vëllai i Eglantinës, Shkëlzen Buci i cili së bashku me të atin e vranë dhe më pas e groposën në malin me Gropa.

E gjithë ngjarja u zbulua nga i penduari i drejtësisë duke çuar pas hekurave të atin e vajzës, ndërsa i vëllai përpos dënimit që po vuan do të përballet edhe me akuza të reja për vrasjen e motrës 23-vjeçares Eglantina Buci.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!