“Dosja 339”, 21 komisionerë dalin sot përpara Gjykatës, avokatët: Togat e zeza diskriminuese

schedule11:54 - 7 Shtator, 2020

schedule 11:54 - 7 Shtator, 2020

Ditën e sotme pritet të fillojë pranë Gjykatës së Apelit të Durrësit procesi gjyqësor për të pandehurit e “Dosjes 339”.

Seanca ka të bëjë me vendosjen e masës së sigurimit për komisionarët e Shetelit dhe Rubjekës.

Para fillimit të seancës avokatët kanë vërejtur se janë njoftuar me vonesë, dhe kjo sipas tyre është në kundërshtim me nenin 249 të Kodit të Procedurës Penale.

Siç raporton gazetari Leonidha Musaj për abcnews.al, sot para gjykatës do të paraqiten 21 komisionerë, nga të cilët 8 ndodhen në arrest me burg, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie, ose me detyrim paraqitje.

Lidhur me këtë hetim avokatët pretendojnë se janë ndjekur standarde të dyfishta e diskriminuese, mbi baza partiake, pasi ata janë selektuar dhe masa “arrest me burg”, është dhënë vetëm për komisionerët të cilët janë përfaqësues të partive opozitare.

Nga burimet e mbrojtjes, del se avokatët shprehin rezerva pasi kreu i seancës, relatori i çështjes Tritan Hamiti do të kalojë në datën 10 shtator në Vetting.

Gjyqi përfaqësohet nga T. Hamiti, Desart Avdyli dhe Valbon Cekrezi.

Operacioni për arrestimin e 21 komisionerëve  u bë disa javë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Por kjo prokurori më pas shpalli moskopetëncën me argumentin se nuk ka grup kriminal, duke ia deleguar çështjen prokurorisë së Durrësit.

Dosja e famshme 339 është regjistruar në vitin 2016, me sinjalizimin e autoriteteve gjermane, për trafikun e drogës që po bëhej nga Durrësi.

Por në rrjetën e përgjimeve ranë më pas edhe grupe të tjera kriminale që merreshin me shitblerje votash, korrupsion, trafik droge apo tjetërsim pronash.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!