Të enjten Dortmund do të vihet përballë Rangers, në kuadër të ndeshjeve të Europa League. Për këtë përballje trajneri Marco Rose do të ketë një mungesë “big”, ku sulmuesi norvegjez do të jetë mungesa e madhe e skuadrës gjermane.
Erling Haaland do të mungojë në sfidën që do të luhet ditën e enjte për shkak të një problemi muskulor që lojtari ka pasur, teksa edhe në dy takimet e Bundesligës ka munguar.
Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i verdhezinjve në konferencën për shtyp, ku ka theksuar se: “Haaland nuk është një opsion
Kjo ndeshje pritet të jetë e vështirë për ekipin e Dormund, i cili do të luajë pa një prej emrave kryesorë. /f.a/abcnews.al