Dortmund “dorëzohet” për Haaland, Watzke: Me skuadrat e mëdha nuk “luftojmë” dot

schedule16:10 - 30 Mars, 2022

schedule 16:10 - 30 Mars, 2022

Borussia Dortmund është dorëzuar për Erling Haaland, pasi siç duket skuadra verdhezi nuk ka ndërmend të “luftojë” me klubet e mëdha për të mbajtur sulmuesin norvegjez në skuadër për të paktën edhe për një sezon tjetër.

Shefi ekzekutiv Hans-Joachim Watzke ka folur për të ardhmen e sulmuesit norvegjez, i cili po kërkohet nga klubet e mëdha evropiane dhe në një intervistë për “Bild” ka theksuar se klubi e ka shumë të vështirë të mbajë në skuadër sulmuesin.

“Erling Haaland? Ne për momentin nuk dimë asgjë nga ana e lojtarit. Por, e dimë se nuk jemi në gjendje ta mbajmë financiarisht nëse arrin Manchester City…”, deklaroi ai për mediumin gjerman “Bild”.

“Kjo kishte ndodhur në të kaluarën me Lewandowskin në Bayern dhe Aubameyangun në Arsenal”, përfundoi kreu i klubit gjerman.

Kujtimë se Haaland kërkohet me ngulm nga Manchester City, Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!