Është mbyllur takimi mes Borusia Dortmund dhe Bayern Leverkusen. Këtë përballje të parë mes tyre në këtë fillim sezoni arritën ta fitonin verdhezinjtë.
Që në pjesën e parë skuadra vendase e Dortmund gjeti golin e avantazhin, ku në minutën e 10-të Marco Reus mposhti portierin kundërshtarë.
45-minutat e para do të mbylleshin me shifrat 1-0, teksa fraksioni i dytë do të ishte më i luftuar mes dy ekipeve, por nuk prodhoi gola të tjerë.
Në këtë mënyrë verdhezinjtë morën 3 pikët e para me vuajtje ndaj Leverkusen, ndërsa e nisin me këmbën e mbarë sezonin e ri në Bundesligë.
Ndërkohë Freiburg arriti të fitonte me “poker” ndaj Augsburg, ndërsa Borussia Monchengladbach triumfoi gjithashtu 3-1 ndaj Hoffenheim.
Mainz siguroi 3 pikët e para ndaj Bochum, pasi arritën të fitonin në transfertë me shifrat 2-1, teksa Union Berlin triumfoi në derbi me Hertha Berlin 3-1, sakaq në barazim 2-2 do të mbyllur dueli mes Wolfsburg dhe Werder Bremen, me skuadrat që ndajnë kështu pikët në këtë fillim sezoni në Bundesligë. /f.a/abcnews.al