“Dorian” shkatërron  ishujt Bahamas, uragani ul shpejtësinë

schedule10:30 - 2 Shtator, 2019

schedule 10:30 - 2 Shtator, 2019

Uragani “Dorian”, që goditi ishujt Bahamas në SHBA mund të jetë dobësuar në orët e fundit, por ende është i rrezikshëm.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, shpejtësia e erërave të tij është ulur nga 185 milje në orë në 175 milje në orë, pasi goditi Bahamas. Por Dorian është akoma një stuhi e fuqishme e Kategorisë 5, raporton CNN bazuar në të dhënat e meteorologëve.

Disa burime i thanë CNN se Uragani “Dorian” ka shkaktuar “dëme katastrofike” në disa ishuj në Bahamas. Por pas kalimit të kësaj situate pritet të shihen më konkretisht pasojat shkatërrimtare që ai la pas.

Stuhia është ende duke goditur pjesën veriore të ishujve Bahamas, ku banorët kanë kaluar një natë me erë të zhurmshme dhe shira të rrëmbyer. Dorian po lëviz shumë ngadalë në Perëndim me 5 milje/orë dhe pritet të zhvendoset në perëndim në veriperëndim gjatë ditës së sotme, përpara se të kthehet gradualisht në veri.

Kjo do të thotë se ai mund të vazhdojë të godasë ishullin Grand Bahama gjatë ditës së sotme, për të marrë në mbrëmje drejtimin më afër bregut lindor të Floridës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!