Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka dorëzuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një deklaratë me shkrim mbi detyrimet ligjore të shteteve në lidhje me ndryshimet klimatike.
Qeveria e Shqipërisë rikonfirmoi angazhimin e saj të vazhdueshëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike në një parashtrim të detajuar me shkrim në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (“GJND”) në Hagë.
Deklarata me shkrim e Shqipërisë vjen pas komenteve të kryeministrit Rama në COP28 se “për dekada me radhë vendet në zhvillim si e jona janë përpjekur pa u lodhur për të trajtuar sfidat e zhvillimit duke përballur me ndikimin negativ të ndryshimeve klimatike” dhe tërheq vëmendjen për barrën disproporcionale që u vendoset vendeve në zhvillim në përballjen, emergjenca klimatike, megjithë kontributin e tyre minimal në shkaqet e saj. Më tej, ai u bën thirrje shteteve në zhvillim të pranojnë përgjegjësinë e tyre të veçantë në lidhje me ndryshimet klimatike dhe të ofrojnë veprime transformuese.
Deklarata me shkrim e Shqipërisë u përgatit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe u mbështet nga këshilltarët dhe ekspertët kryesorë ndërkombëtarë dhe diaspora shqiptare.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme beson fuqimisht se këto procedura këshillimore mund të nxisin një përgjigje më të unifikuar dhe efektive globale ndaj ndryshimeve klimatike dhe të luajnë një rol kyç në mbrojtjen e mjedisit për brezat aktualë dhe të ardhshëm./abcnews.al