“Dorëzohet” Lukashenko: Kam ndenjur gjatë në pushtet, nuk përjashtoj zgjedhjet e parakohshme

schedule18:19 - 8 Shtator, 2020

schedule 18:19 - 8 Shtator, 2020

Presidenti i Bjellorusisë Alexandër Lukashenko ka pranuar në një intervistë të mbajtur ditën e sotme se ai mund të ketë tejkaluar kohën e tij në detyrë, por shtoi se është i vetmi person i aftë për të mbajtur atë post.

Lukashenko i cili ka në pushtet që prej vitit 1994 tha se një përsëritje votimeve për zgjedhjen e presidentit mund të mbahet vetëm pas ndryshimeve kushtetuese pa dhënë më shumë detaje.

“Ne jemi gati të kryejmë reformën e kushtetutës. Pas kësaj unë nuk përjashtoj zgjedhjet e parakohshme presidenciale”, tha Lukashenjko.

Ai tha se refuzon të mbajë bisedime me politikanë të tjerë të opozitës pasi thirrjes që qeveritë e BE i bënë për dialog. Lukashenko u shpreh se Rusia do të ishte e ardhmja nëse regjimi i tij bie përballë një vale protestash masive.

“Ju e dini se çfarë përfunduam me themelimin dhe udhëheqjen ruse? Nëse Bjellorusia bie, Rusia do të jetë e ardhmja,” citoi agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!