Erling Haaland është në shënjestrën e të gjithë klubeve të mëdha dhe ka shumë shanse të largohet në verë, me Barcelonën dhe Real Madrid si klubet më të mundshme për të.
Duke qenë në të tilla kushte, Dortmund po punon për të gjetur zëvendësuesin dhe e ka piketuar një: Andre Silva. Ish-milanisti po shkëlqen në Bundesliga me Eintracht Frankfurt (24 gola, 7 asiste, 28 ndeshje) dhe drejtuesit e cilësojnë si të duhurin nëse ikën Haaland.
Për portugezin ka interes edhe nga klube të tjerë, por Dortmund do kishte financat e duhura për ta blerë pas shitjes së Haaland. Frankfurt kërkon 40 milionë euro për luzitanin, kontrata e të cilit përfundon në verën e vitit 2023. /abcnews.al