Dorëhiqet Sokoli, ish-lojtari i kombëtares e zëvendëson

schedule11:40 - 21 Shtator, 2019

schedule 11:40 - 21 Shtator, 2019

Prishtina ka organizuar ditën e sotme një konferencë të jashtëzakonshme. Para mediave është shfaqur edhe trajneri Bylbyl Sokoli, i cili nga sot mund të konsiderohet një “ish”. Ai ka deklaruar se për arsye shëndetësore nuk mund ta vazhdojë punën e tij në krye të bardhekaltërve.

Gjithçka lidhet me një problem që ka në gju dhe Sokolit do i duhet të bëjë një ndërhyrje. Në këtë mënyrë ai largohet nga Prishtina pas dy ndeshjesh. Të parën e humbi me Llapin, kur në tjetrën mposhti ekipin e Trepça ’89.

Prishtina është në kërkim të një tjetër trajneri, kurse për momentin ekipin do e drejtojë Armend Dallku. Ky i fundit e njeh mjaft mirë ekipin, pasi deri vjet ishte në fushën e blertë duke dhënë kontributin e tij. / abcnews.al