Dorëhiqet kryedemokrati i Lezhës, Zef Gjoka

schedule11:02 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 11:02 - 3 Dhjetor, 2021

Kryetari i PD-së së Lezhës, Zef Gjoka është larguar nga detyra nëpërmjet dorëheqjes. Vendimi është marrë sëfundmi, ku Gjoka ka zgjedhur të mos drejtojë më PD-në në Lezhë.

Deri më tani nuk ka ndonjë shpjegim për shkakun e këtij vendimi.

Një ditë më parë, ishte kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj që u largua nga drejtimi i saj për shkak të parashikimeve që bën statuti në lidhje me drejtuesit e degëve lokale kur marrin mandatin e deputetit. Në këtë rast, ata duhet të largohen nga drejtimi i partisë. Vendimi i Xhaferajt lidhet me statutin, ndërsa mbetet për t’u parë se cili ishte shkaku që çoi në dorëheqjen e Gjokës. /abcnews.al