Dorëheqja e Lleshajt, Hakorja: Rama i dha protestuesve “kafshatë” për shkak të zemërimit

schedule14:22 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 14:22 - 11 Dhjetor, 2020

Gazetari Fatos Hakorja e përkthen gjuhën e kryeministrit Edi Rama në shkaktar të zemërimit të të rinjve përgjatë protestave që janë mbajtur dy ditët e fundit në Tiranë. Në studion e ABC me gazetaren Juli Xhokaxhi, Hakorja e cilësoi strategji dorëheqjen e Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm.

“Sot Rama përdor një gjuhë të ashpër që mendoj se është shkaku pse të rinjtë janë në rrugë për të protestuar. Në mesazhin e tij të djeshëm pretendonte se sjellja e tij nuk ka të bëjë me arrogancën. Sot është një zemëratë e drejtuar drejt policisë sepse e kemi parë policinë të mbrojë pushtetin dhe jo ligjin. Kemi parë policinë të jetë miqësore me kriminelë në shembullin e politikanëve. Kemi parë policinë që përgëzohet kur është miqësore me kriminelë dhe përgëzohet kur është armiqësore me qytetarët e saj. Atëherë në shërbim të kujt është kjo polici?

Dje Rama i dha protestuesve një kafshatë për shkak të zemërimit. E ka bërë në çdo protestë. Që gjithmonë lëshon gjënë më të lehtë që ka në dorë dhe pastaj këmbëngul në të drejtën e tij,. Nuk shoh që Rama do ta lëshojë drejtorin e policinë në këto kushte. Pastaj nëse gjërat agravojnë do të shohim se çfarë do të ndodhë. Ajo që ndodhi dje në Tiranë tregoi se kjo protestë nuk ka organizator dhe aq më pak të jetë politik. Opozita ka qenë tërësisht ndryshe ashtu si dhe FRPD. Në tërësi nuk ka qenë për të nxitur apo mbështetur dhunën. Rama kërkon që në këtë formë të kontrollojë disi protestën duke dhënë mesazhin që gjithçka kundër tij është politike”, tha Hakorja./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!