Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së Këshilltari i kreut të shtetit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqirin.
Meta përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se e vlerëson figurën e Shaqirit duke theksuar se do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni.
Ndërkohë në vend të tij kreu i shtetit këtë të enjte ka emëruar Arben Cicin, i cili ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Kabinetit.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të bashkëpunoja me Bahri Shaqiri, për më shumë se tre vite, në detyrën e Këshilltarit për Çështjet e Sigurisë Kombëtare.
Gjithmonë korrekt, luajal, profesional dhe atdhetar.
E pranova dorëheqjen e tij duke i uruar suksese për të ardhmen.
Do të na mungojë këtu në Institucion, por shpresoj që me Arin, do vazhdojmë të dalim për ecje nga liqeni./abcnews.al