Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj ka deklaruar në Radarin Informativ në ABC me gazetaren Jonida Shehu se janë mbi 900 mijë shqiptarë që i skadon letërnjoftimi deri më datë 25 Prill, që është edhe data e zgjedhjeve parlamentare. Ai u shpreh se gjendja civile do të punojë me orare të zgjatura si dhe në ditët e fundjavës në rast se do të ketë fluks të madh qytetarësh që do të aplikojnë për ID, duke e cilësuar atë si një çelës për marrjen e çdo shërbimi publik përpos mundësisë së votimit.
Doracaj deklaroi se deri më tani janë 2400 emigrantë të cilët kanë paraqitur në E-Albania kërkesën për të deklaruar vendbanimin e tyre jashtë vendit pas thirrjes së Drejtorisë së Gjendjes Civile. Ai u ndal edhe në një problematikë tjetër, në lidhje me shqiptarët që deklarimin e vendbanimit në një zonë, ndërkohë që prej kohësh janë të vendosur në një zonë tjetër. Janë 150 mijë shqiptarë që jetojnë brenda vendit, theksoi Doracaj që kanë këtë problematikë nga 800 mijë që kanë qenë në total.
Doracaj gjithashtu zbuloi se ekstrakti përfundimtar i zgjedhësve do të dalë në datë 16 Mars. Deri më tani janë katër ekstrakt të publikuar, ndërkohë sipas tij pritet në dy fundjava në Muajin Mars dhe Shkurt të dalin edhe e pesta dhe e gjashta për të shkuar në atë përfundimtar.
Pjesë nga intervista në studion e ABC
Sa është numri i atyre që iu skadojnë dokumentet e identifikimit?
Është një numër i lartë. Edhe për shkak të pandemisë. Shtyrja e afatit të vlefshmërisë. Mbi 900 shtetas shqiptarë iu skadon letërnjoftimi deri më datë 25 Prill.
Si janë afatet?
Ajo që unë di të them. Është një detyrim i çdo shtetasi. ID është çelësi për çdo shërbim publik. E para nuk ka radhë. Ne atë duam të ketë radhë dhe ne do të punojmë përtej orarit edhe ditë të shtunë edhe të dielë. Do jemi aty në çdo kohë dhe përfitoj t’i bëj thirrje çdo shtetasi të vijë për të aplikuar dhe për të shprehur bindjen e tyre më 25 prill. Unë besoj që të gjithë ata do të vijnë.
Ju e keni kapacitetin t’i pajisni të gjithë?
Jemi të gatshëm të punojmë me orare të zgjatura dhe në ditë pushim. Nëse nuk kanë mundësi gjatë javës ne do jemi aty në fundjavë
24 orët e fundit u fol për një regjistër që përmbante 32 mijë persona që ishin lista e emigrantëve por sot u sqarua. Celibashi e sqaroi sot. Por nuk ju bëri përshtypje ajo shifër?
Ne morëm një përgjigje që ishin 32 mijë shtetas. Ajo që unë them është se janë 2400 kërkesa për vetëdeklarimin e adresës. Kjo ka rezultuar për dy javë. Është rritur kërkesa e emigrantëve për t’u regjistruar. Kjo ka qenë një kërkesë që çdo shtetas të deklarojë adresën e tij. Sot ne kemi arritur duke lehtësuar shërbimet të thjeshtëzojmë procesin e vetëdeklarimit vetëm përmes logimit në E-Albania. Vetëdeklarimi merret nga gjendja civile.
Sa zgjat verifikimi
Si proces, Italia e ka filluar në vitin 1988 dhe po vijon ende. Sepse njerëzit lëvizin.
Sot sa zgjat me këtë infrastrukturë që kemi?
Verifkimi bëhet në çast
Shifra 2400 ka lidhje me atë që keni çuar në KQZ?
Ajo ka qenë një lapsus. Ne e dimë që ka më shumë se 32 mijë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ne kemi filluar një proces që do ta përmirësojnë në vijim
Ju keni bërë thirrje për vetëdeklarimin e banesës. Nuk është vonë ky proces për të arritur në kohë në 25 prill?
Detyra ime nuk është thjeshtë që të bëjmë një regjistër të shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë. Procesi si do votojnë janë procedurat e KQZ. Ky është proces i vonuar, por vjen në kohën e duhur dhe do marrim rezultatet e duhura. Ky proces ka filluar që në vitin 2016, pasi kërkon akte ligjore dhe buxhet. Sot po finalizojmë pjesën e akteve. Nëse ne do na duhet të rregullojmë sistemin jemi të gatshëm. Është hera e parë që shtrohet kjo rrugë. Shtet nuk ka ditur ku i ka pasur shtetasit e vet.
Pjesa më e madhe e votuesve në Shqipëri kanë pasur problem me adresat. A janë regjistruar të gjithë më adresat e tyre të reja?
Duhet të dallojmë dy gjëra. E vërtetë është që nga fillimi i procesit të zgjedhjeve. pas datës 14 shtator, një pjesë e qytetarëve ngritën pretendime për ndryshim adrese. Askujt nuk i ka ndryshuar vendbanimi. Ata që nuk banojnë atje ku kanë vendbanimin e deklaruar duhet ta korrigjojnë.
Jeni të sigurt që deri në 25 prill do jetë kryer ky proces?
Ne jemi të sigurt që askujt nuk i ka ndryshuar adresa.
Ju e garantoni këtë? Keni pasur detyrim ta ndryshoni në varësi të adresës?
Kemi marrë data-bazën, duke bashkuar me regjistrin kombëtar të gjendjes civile. Është kohë e mjaftueshme që çdo kush që ka pasur pasaktësi në adresë të bënte saktësimin e saj. Nga 800 e ca mijë shtetas që kanë pasur këtë problematikë sot kemi më pak se 150 mijë. Nëse nesër një shtetas ka një problem dhe thotë shteti pse nuk na njoftove, sot e di ku ka gjejë. Ky proces ka qenë super i sigurt.
Kur dalin listat e zgjedhësve dhe qendrat e tyre të votimit?
Ekstrakti i gjashtë del në një nga fundjavat e marsit. Listën përfundimtare e nxjerrim në datat 15-16 Mars.
/mv.abcnews.al