Dopietë në Ligue 1, “Dardani” i Clermont më i miri i sfidës

schedule18:45 - 28 Prill, 2024

schedule 18:45 - 28 Prill, 2024

Dygolësh i Elbasan Rashanit në Ligue 1. Sulmuesi i Kosovës la shenjën e tij në suksesin 4-1 të Clermontit përballë Reims, takim ku u shpall më i miri i ndeshjes.

Tri pikë të arta për Clermontin, që gjithsesi mbetet në vendin e fundit në elitën e futbollit francez. Por fitorja e sotme ka shtuar shanset e mbijetesës.

Rashani realizoi golin e tretë dhe të katërt për vendasit, duke gjetur golat e parë në elitën e futbollit francez për këtë sezon./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!