Dopieta e Otto John “nderon” Prishtinën, Drenica shtang Llapin!

schedule19:09 - 13 Qershor, 2020

schedule 19:09 - 13 Qershor, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e IPKO Superliga. Në Podujevë, Llapi është shtangur nga Drenica, pasi është mposhtur me rezultatin 0-1. Në minutën e 28-të, Shilova realizoi me penallti për miqtë.

Përsëri Shilova në minutën e 42-të, shënoi për Drenicën, duke i prerë gjunjët Llapit. Me rezultatin 0-2, u mbyll dhe takimi. Llapi mbetet në vend të gjashtë me 37 pikë, ndërsa Drenica ngjitet në kuotën e 34 pikëve, në vend të shtatë.

Ndërsa Prishtina ka fituar me rezultatin 0-2 në transfertë kundër Vushtrrisë. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, Otto John, shënoi dy gola (11’ 34’) për kryeqytetasit, që marrin fitoren e radhës në kampionat./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!