Donte t’i zinte vendin e punës, prej një viti gruaja i fuste koleges ilaç ankthi në kapuçino

schedule13:12 - 14 Tetor, 2020

schedule 13:12 - 14 Tetor, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Torino të Italisë. Një grua italiane i sillte çdo ditë kafen ose kapuçinon koleges së punës. Por në fakt, për një vit të tërë  ajo ka tentuar ta helmojë duke shtuar ilaçe në gotën e saj.

Shkaku ishte për t’i zënë vendin e punës.

Kjo ngjarje ka vijuar për një vit, derisa ‘viktima’ e kurthit filloi të ndihej, keq e lodhur dhe me përgjumësi të theksuar. Deri sa një ditë po i kushtonte jetën pas një aksidenti rrugor.

Denoncimi i saj në polici zbuloi gjithçka, me përgjimet që kapën në flagrancë momentin e hedhjes  së një sasie të madhe ilaçesh për ankthin, si benzodiapezina. Personi, i mbetur anonim për momentin, akuzohet për dëmtim të rëndë, edhe pse gjykatësi u shpreh se ishin tejkaluar limitet për ta cilësuar si tentativë vrasje. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!