Donte të tërhiqej nga Gjermania, Flick i ndryshon mendjen mesfushorit

schedule19:38 - 18 Gusht, 2021

schedule 19:38 - 18 Gusht, 2021

Ilkay Gundogan është pjesë e Manchester City prej vitit 2016 kur u transferua nga Dortmund për shumën e 27 milion eurove.

Mesfushori ishte ndër më të mirët e ekipit të Pep Guardiolës sezonin e kaluar, të cilin e mbylli me 17 gola të shënuar.

30-vjeçari numëron 49 ndeshje dhe 11 gola me “Pancerat”, teksa kishte vendosur të tërhiqej nga kombëtarja gjermane pas Euro 2020.

Gjithsesi, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Në stolin e Gjermanisë është ulur Hansi Flick, i cili e cilëson Gundogan tepër të rëndësishëm për ekipin e tij.

Bild shkruan se trajneri i kombëtares ia ka dalë ta bindë lojtarin që të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e katër herë kampionëve të botës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!