Një reklamë që arriti të bëhet virale në pak minuta po bën xhiron e internetit. Jo, arsyeja nuk është se se çmimi i produktit ishte shumë i ulët. Arsyeja ishte se në vend të fritezës që donte të shiste, një vajzë ngarkoi një foto të saj nudo.
Më pas ka ardhur edhe bombardimi i mesazheve, ku ajo është pyetur ndër të tjera nëse në shitje është i përfshirë dhe trupi i saj.
26-vjeçarja Emma Jones u hutua kur dyshohet se mori qindra kërkesa për miq të rinj në rrjetet sociale në fund të muajit të kaluar pasi ajo postoi.
Por shpejt tmerri erdhi kur ajo kuptoi se imazhi i pestë që postoi ishte një foto topless e saj duke qëndruar përpara një pasqyre të madhe.
“Ishte një foto e një diete që nisa”, tha Jones për Kennedy Neës. “E bëra një ditë para se të ngarkoja fotot. Kam përdorur celularin për të ngarkuar reklamën, kështu që mund të supozoj se e kam shtypur gabimisht gjatë zgjedhjes së fotove”.
Ky postim u bë viral. Ajo shpejt e kuptoi se selfie nudo shpejt mblodhi 117,000 shikime./abcnews.al