Tërmeti, Edlira Gjoni: Një këngëtare shumë e njohur ka bërë gjestin e madh për një familje të prekur
Gazetarja Edlira Gjoni në studion e “Provokacija” me Mustafa Nanon ka rrëfyer momente prekëse nga pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit.
Vetë gazetarja është aktivizuar individualisht për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti, kryesisht në zonat e thella.
Gjoni rrëfeu se një ndër familjet e para që vendosi të ndihmojë është në një fshat të Durrësit, banesa e të cilëve është shembur nga tërmeti.
Ndërkaq, theksoi se kanë qenë të shumtë personat që kanë ofruar ndihmën e tyre për familjen në fjalë. Një ndër to, siç tha edhe gazetarja është një këngëtare mjaft e njohur, e cila kishte vendour të blejë një kontejner për familjen, por pa dashur të bëjë publik emrin e saj.
“Kur me është dashur që tek kjo familje të çoj kontejnerin, më është dashur që që të arrij te një zotëri që të blej kontejnerin. Shumë i nderuar, njeri shumë publik, këngëtare, do të ngelet anonime nuk do të thotë që është ajo, emrin e gocës së vet ka vënë atje, Nina është te kontejneri që ka blerë për gocën e vogël”, tha Gjoni.
“Kjo është vullnetare që bën gjestin e bukur dhe emrin e nxjerr në shesh”, shtoi Nano.