Donte një pije, 76-vjeçarin nuk e lënë të hyjë në lokal se është shumë i vjetër

schedule17:12 - 10 Gusht, 2022

schedule 17:12 - 10 Gusht, 2022

Një burrë 76 vjeçar pretendon se nuk e kanë lënë të hyjë në një bar në qendër të qytetit të Liverpool për shkak se ishte shumë i vjetër. Anthony Severs theksoi se po binte shi kur vendosi që të hynte në barin McCooley’s për të shijuar një pije.

Por, kur u përpoq të hynte në lokal, nuk e lanë me pretendimin se ishte shumë i vjetër. Ndërsa stafi i lokalit ka mohuar që të ketë ndodhur një gjë e tillë. “Sapo dola nga The Grapes – po binte shi dhe isha lagur. Unë nuk jetoj larg qytetit dhe isha duke shkuar në shtëpi.

Pas incidentit, Anthony (në foto) tha se vajza e tij e këshilloi atë të kontaktonte pijetoren për t'u ankuar, dhe më pas ata i sugjeruan të kontaktonte firmën që ofron stafin e sigurisë

Por për shkak se binte shi, mendova të shkoja në McCooley’s për të mos u lagur dhe për të pirë një pije. U ngjita shkallëve për të hyrë, por një punëtoree sigurie tha se nuk mund të hyja. E pyeta pse dhe tha se isha shumë i vjetër.”, ka treguar ai. /abcnews.al