Gardiani i Milanit Gigio Donnarumma ka marrë oferta nga disa prej klubeve më të mëdha në Europë. Vlera e kartonit të 20 vjeçarit llogaritet në 60 mln euro dhe shitja e tij do të financonte një blerje të madhe për kuqezinjtë. Në lidhje me të ardhmen është prononcuar vetë portieri i Milanit i cili ka mohuar kategorikisht largimin nga kuqezinjtë.
“Kam ardhur më herët në grumbullim për të qenë në formë dhe në dispozicion të trajnerit për nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri. Dita e grumbullimit për mua është si të ishte dita e parë te Milani. Jam shume i emocionuar.. Nuk e mendoj aspak largimin. Kam synime me këtë skuadër. Kualifikimi në Champions dështoi për vetëm një pikë. Duhet të mbledhim forcat dhe të punojmë shumë në fushë për të rikthyer skuadrën në Champions dhe të sigurojmë pjesemarrjen para javës së fundit. Jam shumë i ri por jam përmirësuar falë skuadrës së Milanit, ndihem i pjekur dhe i sigurtë”.
Donnarumma është një nga futbollistët më pak të kontestuar tek kuqezinjtë dhe konsiderohet si një garanci në portë për 10 vitet e ardhshme./ABC News Albania 24/7