Juventusi nuk ka hequr dorë nga blerja e portieri të Milanit, Gigio Donnarumma. Bardhezinjtë e cilësojnë si një ndër portierët më të mirë të dekadës së ardhshme dhe me afrimin e tij duan të jenë të qetë për portën. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë për t’ia marrë Milanit. Edhe në verën e vitit 2016 u tentua transferimi i tij.
Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, Juventusi tashmë po planifikon që të hidhet në sulm sërish në merkaton e verës. Donnarumma ka edhe 19 muaj kontratë, por duket e ndërlikuar të ketë një marrëveshje të re. Nga ana tjetër Juventusi mund të çonte na arkat e klubi kuqezi të ardhura të rëndësishme për të rregulluar bilancet.
Bardhezinjtë ndërkohë planifikojnë që t’i ofrojnë Milanit edhe një lojtar, një mes Ruganit dhe Demiral. Pioli do një qendërmbrojtës dhe për këtë mund të sakrifikohet Donnarumma. Gjithçka është në kuadrin e fjalëve momentalisht, por në verë mund të ketë zhvillime interesante. Agjenti i portierit, Mino Raiola, me siguri ka nisur nga puna dhe me Juventusin ai ka kartat e duhura. /abcnews.al

