Donnarumma: Ibra solli forcën që na mungonte, është një fenomen

schedule11:40 - 20 Korrik, 2020

schedule 11:40 - 20 Korrik, 2020

Gigio Donnarumma është një nga pikat më të forta të Milanit. Kuqezinjtë kanë fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e fundit në kampionat (dy të tjera janë mbyllur në barazim) dhe po kalojnë një moment shumë të mirë.

Në një prononcim për Sky Sports, 21-vjeçari thur elozhe për Zlatan Ibrahimovic dhe trajnerin Stefano Pioli, teksa zbulon edhe objektivat e tij të mëdha. “Ibra është një bishë, një fenomen që na ka dhënë shumë. Prezenca e tij ndihet shumë dhe ka sjellë atë forcë që na mungonte.

Zlatan jep gjithçka në stërvitje dhe arrin të krijojë një mentalitet fituesi në ekip. Është fantastik, nuk do të humbasë kurrë as në stërvitje dhe të jep një mentalitet të jashtëzakonshëm. Forma e mirë e Milanit? Kishim një dëshirë të madhe për t’u rikthyer në fushë dhe për të rikuperuar pikët që kishim humbur.

Unë ëndërroj të bëhem portieri më i mirë në botë dhe të fitoj sa më shumë trofe. Dua të fitoj një Botëror me Italinë. Kemi formuar një grup shumë të mirë në kombëtare, mëkat që Europiani u shty.

Pioli? E falënderoj shumë trajnerin për fjalët e mira që thotë për mua. Jap gjithmonë maksimumin për të, sepse është një trajner i madh dhe njeri i tillë. Jam i lumtur me atë që po bëjmë në këtë periudhë“, deklaron portieri i talentuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!