Gianluigi Donnarumma e përjetoi keq humbjen e thellë kundër Atalantës. Milani u turpëruar me rezultatin 5-0 dhe portieri nuk i kurseu lotët në fund të takimit. Kontrata e tij me kuqezinjtë përfundon në vitin 2021 dhe zërat e largimit janë shtuar.
20-vjeçari nuk mund të pranojë një tjetër sezon të dështuar dhe mungesën e aktivizimit në Champions League. Milan i ka ofruar rinovim me një rritje rroge prej 1 milionë eurosh në sezon (aktualisht fiton 6 milionë euro në sezon), por agjenti i tij, Mino Raiola ka refuzuar në mënyrë kategorike.
Takimi i ardhshëm mes palëve do të mbahet gjatë muajit shkurt, teksa tre janë opsionet për të ardhmen e “gardianit” të talentuar: PSG, Juventus dhe Real Madrid. /abcnews.al