Donnarumma i larguar, Milani zyrtarizon sot pasuesin e italianit

schedule08:40 - 25 Maj, 2021

schedule 08:40 - 25 Maj, 2021

Milani e ka humbur durimin me Gigio Donnarumma. Në orët e para të ditës së sotme ka mbërritur në Milano portieri Mike Maignan, i cili sot pritet që të kryejë vizitat mjekësore dhe të zyrtarizohet si afrimi i parë i kuqezinjve.

Portieri, kampion në Francë dhe një nga më të mirët në Ligue 1, do të nënshkruajë deri më 30 qershor 2026 dhe do të përfitojë 3 milion euro në sezon.

Marrëveshja me Lille është arritur. Italianë do të paguajnë 13 milion euro për kartonin e Maignan, ndërkohë që kjo shumë mund të bëhet 15 milion euro sipas disa klauzolave në marrëveshje.

 

Kështu, sikurse kuptohet Donnarumma pritet të largohet më 1 korrik. Milani prej kohësh i ka bërë një ofertë që kap shifrën e 8 milion euro në sezon.

Mino Raiola ka hezituar dhe ka kërkuar 10 milion euro në sezon. Vecc kësaj ai kërkon një marrëveshje të shtuar edhe me një vit, ose përfshirjen e një klauzole të vogël që e lejon portierin të largohet.

Mes të tjerave edhe komisioni që ai kërkon kap një shifër të lartë, madje më të lartë se shifra e paguar për të blerë Maignan nga Lille. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!