Donjeta Sadiku ka kaluar edhe pengesën e dytë në garat e boksit në Lojërat Europiane Krakow 2023.
Boksierja nga Kosova u shfaq bindshëm më e mirë se sa zvicerania, Anna Jeni në kategorinë -60 kg.
Sadiku u kualifikua në çerekfinale dhe tani është një fitore larg sigurimit të medaljes dhe normës olimpike.
Ndeshjen e saj nga afër e ndoqi edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi./ h.ll/abcnews.al