“Donin t’i mbyllnin gojën?” I futën 8 plumba, shqiptari dyshohet i përfshirë në vrasjen e gazetarit

schedule23:33 - 31 Maj, 2021

schedule 23:33 - 31 Maj, 2021

Një tjetër pistë ka dalë në orët e fundit në Greqi lidhur me vrasjen e shqiptarit mbrëmjen e djeshme në mes të Athinës duke pirë kafe në një lokal.

Një nga mediat greke shkruan që nuk përjashtohet mundësia që vrasja e Aris Papas të jetë e lidhur me ekzekutimin e gazetarit grek Giorgos Karaivaz pak muaj më parë.

Lexo edhe: Ekzekutimi i shqiptarit, grekët: Roli i Milit dhe Dorianit, Landi u përdor si “karrem” në atentat

“Informacioni i minutës së fundit flet se viktima mund të jetë përfshirë në vrasjen e Giorgos Karaivaz. Nëse ky informacion është i vërtetë, atëherë është e mundur që disa njerëz kanë dashur t’i mbyllin gojën” shkruan “Olympia.gr”.

Lufta e përgjakshme mes bandave, disa nga krimet ku ishte përfshirë shqiptari sipas grekëve
Vrasje e trefishtë në Kolonos në vitin 2007
Vrasje e dyfishtë në Athinë në 2007
Vrasje në 2008 në Keratsini
Vrasje në një kafene në Keratsini në vitin 2008
Vrasje në vitin 2008, trupi u gjet në një zonë pyjore
Vrasje në vitin 2008 në Athinë
Vrasje e trefishtë në një kafene në 2008 në Agios Panteleimon
10 raste vrasjesh të mbetura në tentativë

db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!