Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur të premten se ai i dërgoi forcat ruse në Ukrainë “për t’iu përgjigjur Perëndimit.” Përgjigja, sipas liderit rus, erdhi pasi Perëndimi ka dashur që të nxjerrë jashtë loje Rusinë, raporton Reuters.
Deklaratat, Putin i bëri ndërsa fliste në një samit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Ndërsa diskutonte rreth luftës për herë të parë publikisht qëkur kundërofensiva e Ukrainës dëboi trupat ruse nga rajoni i Kharkiv javën e kaluar, Putin paralajmëroi për sulme të vazhdueshme në infrastrukturën ukrainase.
“Ne do të shohim se si do të përfundojë (kundërofensiva e Ukrainës), shtoi presidenti rus. /abcnews.al/