Donin ta grabisnin, dy adoleshentët i hedhin spraj lotsjellës e dhunojnë të moshuarën në Lushnjë

schedule09:03 - 29 Janar, 2021

schedule 09:03 - 29 Janar, 2021

Dy adoleshentë në Lushnjë janë vënë në pranga pasi kanë dhunuar një të moshuar që tentuan ta grabisnin në banesë. Mësohet se gjatë ditës së djeshme një 18-vjeçar dhe një 16-vjeçare kanë hyrë në banesën e 64-vjeçares L. Z., në lagjen “18 Tetori”.

Pasi janë futur në banesë, ata i kanë hedhur të moshuarës sprajt lotsjellës në fytyrë si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Djali dhe vajza e mbyllën 64-vjeçaren në një dhomë të banesës dhe kanë vijuar që të kontrollojnë për sende me vlerë, por nuk kanë gjetur dhe janë larguar.

Adoleshentët J. K., dhe K. B., u arrestuan ndërsa spraji lotsjellës është sekuestruar. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!