Që nga momenti kur Zlatan Ibrahimovic deklaroi rikthimin në Europë, gati gjysma e klubeve europiane kërkojnë shërbimet e sulmuesit. Në media flitet shumë për një rikthim të suedezit në Seria A, ku Milan,Bologna,Roma,Napoli dhe Fiorentina kanë shfaqur interes.
Sulmuesi do të largohet nga LA Galaxy në fund të dhjetorit, kur i mbaron dhe kontrata me klubin amerikan. Sipas ‘La Repubblica’, gjiganti suedez e ka një kërkesë jo normale për klubet që e kërkojnë. Ai kërkon plot 1 milionë € në muaj për një periudhë 6 mujore, pra deri në fundin e këtij sezoni.
Milani është klubi që përflitet që Ibra ka zgjedhur të vazhdojë karrierën e tij. Kuqezinjtë shpresojnë që marrëveshja të mbyllet për 4 milionë € në 6 muaj. 38-vjeçari ka luajtur me fanellën e ‘djallit’ për dy sezone, konkretisht nga 2010-12, duke shënuar dhe 56 gola në të gjitha kompeticionet. /abcnews.al