“Doni të na merrni dhe jetën”, ish i internuari bën apel, Avokati i Popullit: Kemi kërkuar të ngrihet grup pune

schedule21:27 - 13 Korrik, 2021

schedule 21:27 - 13 Korrik, 2021

Tjetër problematikë e ngritur  nga zyra e Avokatit të Popullit  sa i përket ish të përndjekurve është neglizhenca ndaj të internuarve dhe të dëbuarve gjatë regjimit totalitar, për zgjidhjen e së cilës ka rekomanduar ngritjen e një grupi pune me përfaqësi nga Ministria e Drejtësisë. Në këtë rekomandim theksi vihet tek pregatitja e skemës së pensionit të veçantë për këtë kategori. Një prej tyre është Ilir Çullhai, i cili ka lindur në kampin e internimit të Çermës, ku vijon të jetojë edhe sot.

Krahas mungesës së përkrahjes financiare, ajo që e shqetëson Ilirin është edhe mohimi i dëmshpërblimit moral. Ai rrëfen për “Vetting” se edhe pse ata nuk kanë ushqyër ndjesinë e hakmarrjes, do të kishin dashur që xhelatët e viktimave e trashëgimtarët e tyre të kërkonin ndjesë për krimet që kanë kryer. Ai thotë se të internuarit kanë vuajtur një sërë dënimesh e torturash kolektive e individuale, mjerimin e përbuzjen e shoqërisë, ndaj nuk mund të përjashtohet nga dëmshpërblimi.

Të tallur e mëpërkëmbur ish të përndjekurit ndihen  edhe në  qasjen absurde  të veteranëve të Luftës e anëtarëve të Partisë Komuniste që i thurrin ende sot elozhe atij sistemi dhe diktatorit, ndaj Ccullhai, kërkon që të ndalohen me ligj simbolet komuniste.

Monumentalizimi i komunizmit, ndodh çdo vit, e parë shpërfiljen e shoqërisë dhe shtetit duket se s’do të ndalet. Mungesa e ndërgjegjësimit të popullit shqiptar lidhur me krimet e asaj periudhe, lejon të lartësohet imazhi i diktatorit, duke shfaqur indiferentizëmt karshi vuajtjeve të atyre që vdiqën nga ai regjim e duke ua shtuar dhimbjen të gjallëve./acbnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!