Humbja e kilogramëve nuk është gjithmonë e lehtë dhe kërkon ndjekjen e një diete strikte si dhe ushtrime fizike në të njëjtën kohë. Megjithatë, kërkimet kanë treguar se përveç ushqimit të duhur, ekziston edhe një sekret tjetër, i çuditshëm për të ngrënë më pak.
Sipas një hulumtimi, kur njeriu ha në errësirë nuk sheh ushqimin e tij, si rezultat i së cilës nuk sekretohet pështyma dhe lëngjet gastrike, kështu që ushqimi është më i vështirë për t’u konsumuar. Në studim morën pjesë 90 persona, 50 prej të cilëve ishin me sy të lidhur.
Pjesëmarrësve, të cilët nuk kishin ngrënë dy orë para eksperimentit, iu kërkua më pas të hanin tre tasa me një sasi të matur të akullores me qershi, karamel dhe vanilje për 15 minuta. Ndërsa kalonte kjo kohë, studiuesit matën se sa akullore kishte mbetur dhe pyetën pjesëmarrësit se sa mendonin se kishin ngrënë.
U zbulua se mesatarisht në grupin me sytë e lidhur kishin ngrënë rreth 105 gram, ndërsa në grupin e dytë kishin ngrënë 116 gram. /abcnews.al