Një vakt i rëndë ose me shumë kalori mund t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës. Duke ndjekur rregullat e mëposhtme dietike, mund të ruani cilësinë e gjumit tuaj.
Thuaj jo patateve të skuqura
Ushqimet e skuqura janë të rënda dhe trupit i duhet kohë e mjaftueshme për t’i tretur ato. Nëse shtriheni menjëherë pasi keni ngrënë, mund të keni një ndjenjë rëndimi në stomak, urth, dispepsi ose refluks acidi që sigurisht nuk do t’ju ndihmojë të bini në gjumë.
Shmangni alkoolin
Pirja e alkoolit nuk e ndihmon gjumin. Metabolizmi i alkoolit në organizëm është i shpejtë dhe shkakton dehidratim. Përveç kësaj, shndërrimi i tij në sheqerna i jep energji trupit dhe mund t’ju bëjë të zgjoheni në mes të natës. Pini çaj kamomili për një gjumë të qetë.
Roli i proteinave
Edhe pse disa ushqime proteinike, si mishi i pulës ose peshku, përmbajnë triptofan të dobishëm, marrja e lartë e proteinave në darkë kërkon shumë kohë tretjeje, e cila nuk ndihmon për të fjetur lehtë. /abcnews.al