Doni flokë të bukur? Ky përbërës që shtoni në shampo mund të bëjë mrekulli

schedule10:27 - 15 Shkurt, 2022

schedule 10:27 - 15 Shkurt, 2022

Ekspertërt thonë se duhet të kujdesemi për lëkurën e kokës për të pasur flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim. Për këtë, eksfolimi duhet të bëhet herë pas here, ashtu siç bëjmë me fytyrën. Nuk janë të nevojshme produktet e shtrenjta pasi mjafton të shtoni një lugë sheqer në shampon që përdorni.

Sheqeri do të largojë qelizat e vdekura që bllokojnë rritjen e flokëve të shëndetshëm. Përveç kësaj, sheqeri do të mundësojë një larje më të plotë dhe do të bëjë që balsami të depërtojë më thellë dhe të ushqejë më mirë flokët vetë. Kini kujdes që të mos e teproni si skalpi i kokës mund të thahet shpejt.

Rekomandohet që ta përdorni këtë proces pas larjeje të 4-të dhe shumë shpejt do të vini re rezultatet. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!