Donçiç shkëlqen në debutim/ Slloveni luan 23 minuta, dhe shënon 14 pikë

schedule12:45 - 11 Shkurt, 2025

schedule 12:45 - 11 Shkurt, 2025

Ishte pikërisht nisja që pritej. Luka Donçiç ndoshta nuk pati shpërthimin e një Uilt Çembërleni, Karim Abdul Xhabari apo Mexhik Xhonsoni, por debutimi me Lejkërsat ishte sukses I plotë.

Superylli nga Sllovenia luajti ndeshjen e parë për skuadrën më të shquar të basketbollit amerikan, duke u aktivizuar për 23 minuta e gjysmë e duke shënuar 14 pikë, duke kapur 5 topa në tabela e duke shërbyer 4 asistë.

Kjo, në fitoren që Lejkërsat arritën në fushën e tyre ndaj Juta Xhazit me shifrat 132-113. Apak keq për një lojtar që vinte pas 47 ditëve I dëmtuar, dhe që nuk kishte aspak ritmin e duhur për ndeshje.

Natyrisht, forma nuk ishte e plotë dhe pati shumë gabime në gjuajtje, sidomo për tri pikë, por gjithsesi misioni u realizua me sukses.

Falë edhe sllovenit, “Liqenasit” arritën fitoren e gjashtë radhazi duke qenë në vendin e katërt në Konferencën Perëndimore, me 32 suksese e 19 humbje, thajse krah për krah me Denverin.

Shumë mirë luajti edhe Lebron Xhejms, që ishte në parket 29 minuta dhe shënoi 24 pikë. Legjenda iu afrua tripëll dabëllit me 7 topa në tabela dhe 8 asiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!