Nuk është skuadra më e mirë e ligës.
Për momentin, Los Anxhelos Lejkërsat nuk mund ta pohojnë këtë, ndonëse deri në plej of ka kohë dhe shumëçka mund të ndryshojë.
Skuadra e madhe nga Kalifornia arriti një fitore të rëndësishme në fushën e Çikagos, në duelin e radhës në NBA, me rezultatin 129-118.
Ai që shkëlqeu mbi të gjithë ishte Luka Doncic, që realizoi një “dabëll-dabëll”.
Talenti I madh nga Sllovenia shënoi plot 46 pikë në vetëm 38 minuta në parket, dhe pasuroi statistikat me 15 asistë dhe 7 topa në tabela.
Edhe pse bëri gabime herë pas here në gjuajtjet e tij, sërish ylli nga Europa tregoi vlerën e tij të madh, dhe faktin se merr shumë përsipër në çdo moment.
Loja e tij mbuloi deri diku lodhjen e legjendës Lebron Xhejms, që nuk luajti keq, por jo deri në nivelin e tij të zakonshëm.
Mbreti I basketbollit pati 24 pikë në 33 minuta, dhe shtoi vetëm 5 topa në tabela e tri asiste.
Në moshën 41-vjeçare kjo gjë mund të pritet.
Lejkërsat mbajnë vendin e pestë në Konferencën Perëndimore me 28 fitore e 17 humbje, jo larg vendit të dytë që mbahet nga San Antonio Spërs.


