Në fillim pritja e ngrohtë e tifozëve dhe video falenderuese e përgatiur në nder të tij.
Kthimi i Luka Donçiç në Dallas ishte mallëngjysese, ndërsa basketbollisti nuk i fshehu emocionet dhe lotët.
Por të gjitha këto nuk e zbehën dëshirën e yllit slloven për hakmarrje, jo ndaj tifozëve dhe ish-ekipit të tij, por ndaj drejtuesëve të Mavericks, që pas shtatë vitesh e larguan si të padëshiruar.
Donçiç udhëhoqi Los Angeles Lakers në triumfin 112-97 në “American Airlines Center”
Ai ishte shënuesi më I mirë I ndeshjes me 45 pikë, nga këto 37 që në pjesën e parë.
Po ashtu, slloveni i shtoi ërsa paraqitjes së tij të shkëlqyer 8 topa të kapur në tabelë dhe 6 asist për shokët e skuadrës.
Në fitoren e Lakers, LeBron James shtoi 27 pikë, ndërsa për Mavericks nuk mjaftoi ndeshja e madhe personale e Marshall, në rolin e shënuesit më të mirë për vendasit me 23 pikë.
Me këtë sukses, skuadra kaliforniane është ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit të përgjithshëm të sezonit të rregullt në Konferencën e Perëndimit.
Pjesmarrja në 1/8 e play off është e sigurtë, por që pas transferimit të Luka Donçiç dhe me një LeBron James që nuk njeh moshë, Lakers kanë rritur ndjeshëm kuotat e tyre në garën për titullin kampion./abcnews.al