Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donçiç fiton duelin e “gjigandëve”/ Sllovenia shkëlqen sërish, Lakers mundin 118-116 San Antonio

schedule13:03 - 6 Nëntor, 2025

schedule 13:03 - 6 Nëntor, 2025

Ishte ndeshja më e fortë e mbrëmjes në NBA. Përballja mes Los Angeles Lakers dhe San Antonio Spurs, por edhe mes dy yjeve Luka Donçiç dhe Victor Ëemnabyama shpërbleu pritshmëritë, duke dhuruar spektakël dhe një finale emocionuese.

Në fund festa ishte për skuadrën kaliforniane, e cila fitoi me vetëm dy pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 118-116, falë një përmbysje të madhe duke rikuperuar nëntë pikë në periodën e tretë.

Sërish pa dy lojtarë të rëndësishëm si LeBron James dhe Austin Reaves, merita për këtë triumf ishte e gjitha e Luka Donçiç.

I kthyer sërish në parket pasi mungoi në ndeshjen e fundit, basketbollisti slloven fitoi bindshëm duelin personal me Ëembayama.

Ai udhëhoqi Lakers me 35 pikë, 9 ribaund, 13 asistime, 5 vjedhje topi dhe 2 bllokime, duke u shpallur me meritë si lojtari I ndeshjes.

Deandre Ayton ndihmoi të zotët e shtëpisë me 22 pikë dhe 10 topa të kapur në tabelë, ndërsa në disa momente kyçe të ndeshjes Rui Hachimura me 15 pikë dhe Marcus Smart 17 ishin gjithashtu të rëndësishëm në këtë sukses.

Nga ana tjetër, nuk ishte nata më e mirë e Victor Wembanyama.

Gjigandi francez me 2 metrat dhe 88 centimetrat e tij shënoi 19 pikë, kapi 8 topa në tabelë dhe dha 3 asist për shokët e skuadrës, ndërsa mbylli ndeshjen 2 minuta nga fundi pasi plotësoi numrin e faullave personalë në lojë.

Pas “Wemby”, Spurs mund të barazonin në sekondat e fundit, por gabuan në zgjedhjen e tyre taktike, duke lënë në fuqi epërsinë e Los Angeles Lakers që me një seri pozitive 7 fitore e dy humbje ngjiten në vendin e dytë në renditjen e Konferencës së Perëndimit.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!