Donald Tusk betohet si kryeministër i Polonisë

schedule11:33 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 11:33 - 13 Dhjetor, 2023

Kryeministri i ri i Polonisë, pro-BE-së, Donald Tusk u betua sot para presidentit të vendit, hapi i fundit që shënon ndryshim drastic pas tetë vitesh sundimi nacionalist.

Pas vitesh konflikt midis Varshavës dhe Brukselit nën qeverinë e mëparshme të udhëhequr nga partia Ligj dhe Drejtësi (PiS), emërimi i ish-presidentit të Këshillit Europian Tusk si kryeministër ka rritur shpresat për marrëdhënie më të mira me pjesën tjetër të Bashkimit Europian.

Kancelari gjerman Olaf Scholz uroi sot Tusk.

“Donald Tusk dëshiron të rikthejë Poloninë në zemër të BE-së, pikërisht këtu i takon,” shkroi lideri gjerman në X.

Megjithatë, puna e tij pritet të komplikohet nga gjyqtarët e emëruar sipas reformave të PiS që kritikët thonë se minojnë pavarësinë e gjyqësorit, si dhe nga fuqia e vetos së presidentit Andrei Duda, një aleat i PiS.

Gjykata Kushtetuese e Polonisë vendosi të hënën, se legjislacioni i reformës gjyqësore që Polonia duhet të miratojë për të fituar akses në fondet e BE-së është jokushtetues.

Tusk pritet të udhëtojë për në Bruksel për samitin e BE-së nesër, të enjten dhe të premten. Tusk do të mbështesë gjithashtu qëllimin e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Europian.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!