Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donald Trump s’i kujtohet ta ketë quajtur Volodymyr Zelensky ”diktator”

schedule22:22 - 27 Shkurt, 2025

schedule 22:22 - 27 Shkurt, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump pretendoi sot se nuk i kujtohej ta cilësonte presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky si “diktator”.

I pyetur në lidhje me vërejtjen që bëri në një postim në faqen e tij të mediave sociale Truth Social këtë muaj, Trump tha “a e kam thënë këtë? Nuk mund ta besoj që e kam thënë këtë. Pyetja tjetër, ju lutem vazhdoni”.

Trump tha se ai ishte në gjendje të “bashkohej me të dy”, edhe me Zelenskyn edhe me
presidentin rus, Vladimir Putin.



Ai shtoi se “unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me presidentin Putin. Mendoj se kam një marrëdhënie shumë të mirë edhe me presidentin Zelensky”.

Zelensky do të vizitojë nesër Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!