Donald Trump po merr pjesë këtë të enjte në ceremoninë e diplomimit të djalit të tij më të vogël Barron, 18 vjeç, në Florida, pasi gjykatësi në gjyqin e tij në Nju Jork e lejoi atë të shkonte.
Imazhet e publikuara nga AFPTV tregojnë ish-presidentin e SHBA, kandidat në zgjedhjet e nëntorit, të ulur pranë gruas së tij Melania në tribunat në Ëest Palm Beach, pranë rezidencës së tij në Mar-a-Lago.
“Po shkoj në ceremoninë e diplomimit të shkollës së mesme Barron. Student fantastik, fëmijë i mrekullueshëm!”, shkroi Donald Trump në një mesazh në rrjetin e tij social “Truth Social” këtë mëngjes.
Kjo ceremoni në Florida i ofron atij një parantezë familjare mes gjyqit të tij për falsifikimin e dokumenteve të kontabilitetit në Nju Jork. Të hënën, të martën dhe të enjten, Donald Trump u detyrua të dëgjojë me orë të tëra dëshmi kundër tij nga ish-avokati i tij dhe tani armiku i betuar Michael Cohen.
Gjykatësi i dha të pandehurit Trump një leje nga seancat, në mënyrë që ai të mund të ishte në krah të djalit të tij në këtë moment të rëndësishëm për familjet amerikane./abcnews.al