Presidenti në detyrë i SHBA-së Donald Trump e ka quajtur ish-këshilltarin e tij të sigurisë John Bolton, një nga njerëzit më budallenj që ka punuar ndonjëherë.
Përmes një postimi në twitter Trump shkruan:
“John Bolton ishte një nga njerëzit më budallenj në qeveri, që unë kam pasur ndonjëherë “kënaqësinë” të punoj. Një djalë i shurdhër, dhe i qetë, ai nuk bëri asgjë për Sigurinë Kombëtare përveç “Gee, le të shkojmë në luftë”. Për më tepër ai ka dhënë në mënyrë të paligjshme shumë Informacione të Klasifikuara. Një droge e vërtetë!”
Me sa duket Donald Trump nuk i ka pëlqyer deklaratat e bëra të Bolton gjatë ditës së sotme në “TV ABC News” në SHBA.
Gjatë deklaratës së tij, Bolton nxiti udhëheqësit e Partisë Republikane të pranojnë dhe shpjegojnë mbështetësit e tyre, rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, në vend që të vazhdojnë të qetësojnë Trump-in ndërsa ai promovon pretendime të pabazuara se këto zgjedhje ishin me manipulime.
“Unë mendoj se ndërsa çdo ditë kalon, është gjithnjë e më e qartë se nuk ka asnjë provë,” tha John Bolton në ABC duke hedhur poshtë pretendimin e Trump se fitorja e Presidentit të zgjedhur Joe Biden është e paligjshme.
“Por nëse votuesit republikanë po dëgjojnë vetëm keqinterpretimet e Donald Trump, nuk është për t’u habitur që ata e besojnë atë”, tha Bolton.
n.d./abcnews.al