Donald Trump i bën thirrje Fox News që të ndalojë transmetimin e imazheve të tij që duket ‘i madh dhe portokalli’

schedule22:13 - 21 Gusht, 2023

schedule 22:13 - 21 Gusht, 2023

Pavarësisht nga problemet e tij të reja ligjore, me gjyqin e tij që ka të ngjarë të fillojë në mes të fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2024, Donald Trump duket se ka shqetësime më të mëdha në lidhje me pamjet dhe fotot e tij që shfaqen nga Fox News.

Siç raporton Hollywood Reporter, edhe pse përballet me 91 akuza dhe një dënim me burg që mund të shkojë deri në 700 vjet, disa ditë më parë ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara protestoi për faktin se rrjeti televiziv amerikan po përdor ende imazhe të atë në të cilën ai shfaqet … “i madh  dhe portokalli”.

Postimi i tij “i zemëruar” në Truth Social

Trump e adresoi çështjen përmes platformës së tij të mediave sociale, Truth Social, duke shkruar: “Pse Fox nuk po i tregon të gjitha sondazhet ku unë jam përpara Bidenit me një diferencë të madhe? Gjithashtu, ata përdorin qëllimisht fotot e mia më të këqija, veçanërisht ato ku dukem i madh dhe portokalli. Ata mendojnë se po arrijnë diçka, por nuk janë. Ashtu siç bënë në 2016… Dhe më pas duan që unë të marr pjesë në një debat!

Vihet re se, siç raporton The Independent, Trump para disa muajsh kishte deklaruar se peshon 108 kg, dhe se ka ndaluar përdorimin e produkteve për nxirje “automatike”, të cilat i japin lëkurës së tij ngjyrën e njohur portokalli. Gjithashtu, një përfaqësues i ish-presidentit amerikan kishte deklaruar në të kaluarën se ngjyra e lëkurës së tij është për shkak të “gjeneve të mira”.

Në çdo rast, Fox News nuk ka komentuar për “shpërthimin” e Donald Trump. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!