Donald Trump do të shpallë “Rojet Revolucionare Iraniane” si “Organizate Terroriste”

schedule10:46 - 6 Prill, 2019

schedule 10:46 - 6 Prill, 2019

Rojet Revolucionare Iraniane që numërojnë më shumë se 250 mijë anëtarë, do të shpallen “Organizatë Terroriste” nga Presidenti Amerikan Donald Trump. Vendimi i konsideruar i paprecedentë ka shqetësuar zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të shpallin “Rojet Revolucionare Iraniane” si “Organizatë Terroriste”. Lajmi është publikuar nga “Wall Street Journal”, që citon burime të zyrtarëve të lartë amerikanë.

Deklarata nga ana e Presidentit Amerikan Donald Trump pritet të bëhet të hënën, dhe vendimi i paprecedentë ka shqetësuar zyrtarë të lartë të mbrojtjes amerikane.

“Rojet Revolucionare Iraniane” u vendosën në vitin 1979 pas revolucionit islamik, si një trup paraushtarak, por vitet e fundit janë transformuar gjithnjë e më shumë në një fuqi ushtarake që numëron rreth 250 mijë anëtarë.

Administrata e Donald Trump ka vendosur tashmë sanksione të rënda kundër Iranit, pasi deklaroi tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga marrëveshja për programin bërthamor të Teheranit. Sipas “Wall Street Journal”, Pentagoni dhe CIA kanë shumë rezerva për këtë vendim, i cili do të bënte të dënueshëm çdo transaksion amerikan publik apo personal me Iranin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!