Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Donald Martini rrëfen shoqërimin e dhunshëm nga policia: Më goditën me shkelm

schedule20:28 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 20:28 - 20 Dhjetor, 2020

Aktivisti Donald Martini ka rrëfyer dhunën që sipas tij ka ushtruar policia gjatë shoqërimit dje.  Në një intervistë për ABC, Martini i cili ishte sot në protestën para ministrisë së Brendshme thotë se është shoqëruar dhunshëm nga efektivët e policisë, ndërsa pohon se në ambientet e komisariatit është goditur.

“Nuk arrij ta kuptoj arsyen pse duhet të sillet një njeri deri në atë pikë. Nuk e kundërshtim për asgjë dhe ai të gjuan me shkelm. Ma do mendja se kemi shkuar në fund. Ose duhet të na vrasin. Megjithëse dikush e humbi jetën dhe prap nuk ka ndodhur asgjë. Na shtynë në fund të korridorit. Më pyetën kush je. I them emrin dhe mbiemrin. Mirë më thotë ulu. Në momentin që ulem më gjuan me shkelm. Kaq, komunikimi më i madh që kam pasur me policët atë natë. E kam pyetur pse më ke marrë telefnonin nuk ma ka kthyer përgjigje. Para se të fusnin në makinë polici më qëllon. As nuk e kundërshtoj, nëse e pyetura është kundërshtim këtë nuk e di”, tha ai.

LEXO EDHE: U shoqërua dje, Seranaj: U dhunuan në komisariat, ndodhi ajo që s’ma merrte mendja

Po ashtu edhe aktivisti Astrit Seranaj rrëfeu se si u dhunua nga policia gjatë shoqërimit, por edhe në ambientet e komisariatit.

Ndërkohë për gati dy orë para ministrisë së Brendshme u zhvillua një protestë nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit e cila ishte e qetë, pa incidente. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!