“Donald apo Ilir? Gruaja sherr me burrin për emrin e djalit”, Dhori i “Kosheres” tregon historinë

schedule21:33 - 6 Mars, 2022

schedule 21:33 - 6 Mars, 2022

Moderatorja më e re e “Kosheres”, Sarah Berisha duket se e ka nisur mbarë mbrëmjen e parë në spektaklin e humorit në ABC.

Padyshim, që shumica e personazheve kanë shkëmbyer batuta me bukuroshen, ku nuk kanë munguar as ato lidhur me “Big Brother VIP”.

Ai që ka shkaktuar më shumë të qeshura ka qenë Dhori, i cili tregoi një histori familjare ku burri është zënë me gruan për t’i vendosur emrin djalit, Donald apo Ilir.

“E ç’bëri një komshija ime? Lindi para një jave, u zu me të shoqin dhe ja çavi kokën me biberonin e djalit, se kjo tani donte t’ja vinte emrin djalit Donald, i shoqi donte t’ja vinte Trixa, më fal Ilir”, rrëfeu Dhori.

Ndërsa Sara ia ktheu: “Këtu deri diku mund të kesh pasur të drejtë pasi e kanë pasur të gjithë këtë problem familjar. Po mua më duket e tepërt se s’besoj të ketë shkuar deri aty sa të jetë vrarë njëri”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!