“Dominuam çdo fazë të lojës”, De la Fuente: Çdo ndeshje është e ndryshme, të qëndrojmë me këmbë në tokë

schedule15:36 - 21 Qershor, 2024

schedule 15:36 - 21 Qershor, 2024

Janë ekipi i dytë, pas Gjermanisë, i kualifikuar për në fazën me eleminim direkt, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, me “iberikët” e Spanjës, që kanë mposhtur mbrëmjen e kësaj të enjtje, në “Veltnis Arena”, të Gelsenkirshenit, teksa kanë arritur të sigurojnë tre pikët përballë kampionëve në fuqi të Evropës, Italisë.

Pas ndeshjes shumë i lumtur për këtë fitore u duk të ishte edhe tekniku i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuentem i çili u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Italisë, por paralajmëroi skuadrës për mundësitë e humbura, teksa më tej foli edhe për sigurimin e vendit të parë në Grupin B, në Euro 2024.

“Performança spanjolle i afrohet perfeksionit, me përjashtim të këtij “detaji” (humbjes së rasteve). Por ka një fajtor: Donnarumma. Çfarë loje! Nuk duhet të humbasim kokën. Ndeshjet vendosen në detaje, ishte një ditë kur duhet të kishim shënuar më shumë gola. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë në të njëjtën mënyrë. Nuk ka njeri më të mirë se ne. Me këtë mendim duhet të vazhdojmë të punojmë. Ishte një ndeshje e vështirë.

Ne dominuam në të gjitha fazat e lojës. Patëm shumë mundësi dhe rezultati është shumë i ngushtë. Çdo ndeshje është e ndryshme. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me këtë përulësi, duke e ditur se ka ende vend për përmirësim. Ndeshjet e ardhshme do të kërkojnë më shumë nga ne dhe lojtarët mund ta bëjnë këtë”,- tha tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!